Franca eliminon Poloninë

04 dhjetor 2022 | 18:05

Franca ka eliminuar Poloninë me rezultat 3-1 nga Kampionati Botëror “Katar 2022”, duke kaluar kështu në çerekfinale.

Olivier Giroud ishte ai që hapi serinë e golave, duke shënuar në minutën e 44’.

Goditjen finale për polakët e dha Kylian Mbappe, i cili shënoi dy gola në 20 minutat e fundit. E para erdhi në minutën e 74’. Tjetra u shënua në minutën e 90+1′.

Ndërkaq, rezultati final u vulos nga Robert Lewandowski, i cili shënoi nga penalltia në minutën 90+8′.

Në çerekfinale, Franca do të përballet me fituesin e duelit Angli-Senegal, që zhvillohet sonte nga ora 20:00.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Franca ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Polonisë. Ishte…