Rashiqi: Serbia s’mund të dërgojë forca në Kosovë

09 dhjetor 2022 | 13:54

Ministri i ri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia nuk mund të dërgojë në Kosovë forca të sigurisë pa u pajtuar për këtë çështje edhe KFOR-in.

E në këtë rast, ai ka thënë se KFOR-i as që është duke e menduar këtë opsion.

“Me sa më kujtohet, sipas Rezolutës 1244, Serbia në Kosovë mund të dërgojë 1000 forca të sigurisë, vetëm me miratim dhe koordinim me KFOR-in. Dhe në këtë rast, nuk jam i sigurt se KFOR-i po e mendon atë opsion”, ka thënë Rashiqi për “Danas”.

Ai këtë vlerësim e ka bërë pas deklaratave të zyrtarëve serbë se Serbia po e konsideron dërgimin e 1000 trupave të sigurisë në Kosovë.

Rashiqi ka thënë se është e rëndësishme që të ketë qetësi në veriun e Kosovës, në mënyrë që të mos shkohet deri te përleshjet.

Në pyetjen se cila është arsyeja e dërgimit të forcave policore në veri të Kosovës, ai ka thënë se me sa e di, trupat policore janë dërguar me kërkesë të shqiptarëve dhe boshnjakëve pasi sipas fjalëve të tyre janë duke u ndjerë të pasigurt.

Ndër të tjera, Rashiqi ka njoftuar se në takimin e sotëm që do ta zhvillojë me kryeministrin Albin Kurti, do t’i kërkojë atij që zgjedhjet për kryetarë në komunat veriore të shtyhen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në kuadër të Javës…