Mungesa e deputetëve e pamundëson shqyrtimin e Projektligjit për Pagat

21 dhjetor 2022 | 11:23

Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Transfere, Armend Muja, në fillimin e mbledhjes ka konstatuar se nuk do të vazhdojnë me diskutimin e pikave të rendit të ditës pasi mungojnë një pjesë e deputetëve.

“Mbledhja mund të mbahet sot pasdite, apo edhe nesër, para fillimit të seancës së Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Muja.

Sot pritej të shqyrtohej Raporti me rekomandime të Komisionit Funksional për Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik dhe për Projektligjin për Zyrtarët Publikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Afër 100 pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë mbetur të…