Zelensky takohet me Bidenin në Shtëpinë e Bardhë
21 dhjetor 2022
| 20:45
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka arritur në Uashington të mërkurën.
Ai u mirëprit në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti amerikan, Joe Biden.
Dy liderët do të zhvillojnë një takim në Zyrën Ovale që pritet të zgjasë dy orë dhe më pas është paralajmëruar një konferencë e përbashkët për media.
Ky është udhëtimi i parë i Zelenskyt jashtë vendit, që kur nisi nga pushtimi rus në shkurt.
Zelensky, gjithashtu, do t’i drejtohet Kongresit dhe do të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe.
“Rrugës për në SHBA për të forcuar aftësitë mbrojtëse të Ukrainës”, shkroi Zelensky në “Twitter”.
SHBA-ja ka konfirmuar gjithashtu se do të furnizojë Ukrainën me një bateri raketash Patriot, duke rritur ndjeshëm aftësinë e mbrojtjes ajrore të vendit.



