BE-ja: Sulmet ndaj gazetarëve në veri, të papranueshme

26 dhjetor 2022 | 16:10

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë e ka dënuar sulmin e fundit ndaj gazetarëve në Zubin Potok, në veri të Kosovës, duke thënë se sulmet e tilla janë të papranueshme.

“Ky dhe incidentet e mëparshme që e ndikojnë punën e mediave janë të papranueshme. Mediat kanë çdo të drejtë të raportojnë. Siguria e tyre nuk duhet të rrezikohet”, thuhet në reagimin e Zyrës së BE-së, e cila i dëshiroi shërim të shpejtë ekipit të gazetarëve.

Ekipi i Klan Kosovës është sulmuar sot me gurë në fshatin Zupç të Zubin Potok nga “persona të maskuar”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 22-vjeçar është gjetur pa shenja jete në fshatin Mirushë…