Ronaldo viziton edhe Milanin në Arabinë Saudite, takohet me Leaon

15 janar 2023 | 14:20

Cristiano Ronaldo ka vizituar edhe Milanin në Arabinë Saudite.

Kampionët në fuqi të Italisë kanë udhëtuar drejt Lindjes së Mesme për t’u përgatitur për ndeshjen finale të Superkupës, kundër Interit.

Kjo ndeshje do të zhvillohet më 18 janar, në stadiumin “King Fahd” të qytetit të Taifit.

Kësisoj, futbollisti i Al-Nassr shfrytëzoi rastin për të vizituar “Rossonerët”, në veçanti shokun e tij te Kombëtarja e Portugalisë, Rafael Leaon.

Cristiano Ronaldo ditë më parë vizitoi edhe ish-klubin e tij, Real Madridin, që gjithashtu ndodhet në Arabinë Saudite për ndeshjet e Superkupës së Spanjës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Meksika ka nisur të zbatojë një prej ligjeve më të…