Xavi: Realin e dominuam nga fillimi e deri në fund
16 janar 2023
| 13:22
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez është shprehur i lumtur me paraqitjen e lojtarëve që drejton në finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Real Madridit (3-1).
“Jam shumë i lumtur. Më intereson shumë se si fitojmë. Është e rëndësishme të fitojmë, por duhet të mendojmë se si ia dolëm. Ne i dominuam ata nga fillimi e deri në fund. Ky ishte plani ynë me katër mesfushorë, dhe funksionoi shumë mirë. Jam shumë i lumtur për lojtarët. Kjo skuadër ka marrë shumë kritika të padrejta dhe sot shumë lojtarë e kanë lënë veten të lirë. Ata do të punojnë më me qetësi”, ka thënë Xavi.



