Kurti dhe Rama flasin në Davos për ‘dialogun në Ballkan’, Vuçiqi nuk merr pjesë
19 janar 2023
| 11:01
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar për një takim të udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor në Davos të Zvicrës në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror.
Ai në rrjetin social “Facebook” ka publikuar disa fotografi, në të cilat shihet se të pranishëm në këtë diskutim janë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me liderët e shteteve ballkanike.
Rama ka thënë se temë bashkëbisedimi ishte “Dialogu në Ballkanin Perëndimor”. Por, në tavolinën ku është folur për dialog nuk ishte prezent presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.



