Ballkani fiton Superkupën
Kampioni në fuqi, Ballkani është fitues i Superkupës së Kosovës, pasi në ndeshjen e zhvilluar në “Titanic Delux” në Belek të Turqisë, e ka mundur fituesen e Kupës së Kosovës, Llapin, me rezultat 1:0.
Ndeshja e Superkupës u vendos të luhej në Turqi, pasi të dyja skuadrat ishin në këtë periudhë në fazë përgatitore në bregdetin turk. Golin e vetëm në këtë duel e realizoi Lumbardh Dellova, në minutën e 62-të. Ai u gjend më së miri para portës së Abdylit, pas harkimit të shkëlqyeshëm të Armend Thaçit nga krahu i djathtë dhe me gjuajtje me kokë e dërgoi topin në rrjetë.
Për Llapin gjërat u vështirësuan në minutën e 28-të, kur Bekim Maliqi u përjashtua me kartonin e kuq (pas dy të verdhëve).
Në fund trofeun kapitenit Edvin Kuç ia dorëzoi presidenti Agim Ademi, derisa medaljet për skuadrat i ndanë nënkryetari Bakir Burri dhe anëtari i KE-së, Xhelal Broja.