Krasniqit i mjafton një ndeshje, futet në formacionin e javës në Rumani

24 janar 2023 | 15:24

Ermal Krasniqi debutoi te Cluj në fitoren 3-0 ndaj Farul Constantas në kuadër të javës së 22-të në Superligën e Rumanisë.

Ishte një debutim ëndrrash për malishevasin, që ia doli të realizonte golin e parë të takimit në minutën e 49-të. Krasniqi asistoi për golin e tretë të realizuar nga Claudiu Petrila në minutën e 77-të.

Me këtë fitore, të arritur fal Ermalit, Cluj ia doli të bëhej lider i ligës me 47 pikë, me Farul që është në vendin e dytë me dy më pak. Paraqitja e tij nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga federata e futbollit rumun, që e ka vendosur atë në formacionin e javës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin e Qeverisjes së…