Reali për Bellinghamin ofron 100 milionë euro dhe një lojtar

25 janar 2023 | 13:20

Ylli i Borussia Dortmund, Jude Bellingham rinovoi kontratën me klubin gjerman, por kjo nuk do të thotë se e ardhmja do të jetë te verdhezinjtë. Interesim për mesfushorin anglez kanë shfaqur Manchester City dhe Real Madrid.

Reali e ka gati ofertën që do të “lëkundë” Dortmundin. Sipas Sky, “Los Blancos” janë të gatshëm të ofrojnë deri në 100 milionë euro për 19-vjeçarin, por për të shtuar edhe më shumë shanset e nënshkrimit me Bellinghamin pritet t’i ofrojnë Dortmundit edhe Eduardo Camavingan. Ky i fundit nuk e ka pasur besimin e plotë të Carlo Ancelottit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka pasur edhe një “keqkuptim”…