Kosova e Suedia theksojnë nevojën e rritjes së bilancit tregtar ndërmjet dy vendeve

31 janar 2023 | 14:26

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka pritur në takim ambasadorin e Suedisë, Jonas Westerlund, gjatë të cilit takim kanë diskutuar rreth fushëveprimtarisë së Ministrisë së Ekonomisë si dhe prioriteteve që ME-ja ka në plan afatshkurtër dhe afatgjatë.

Ministrja Rizvanolli e ka njoftuar ambasadorin Westerlund për sektorin e ICT-së, që konsiderohet si një ndër sektorët me më shumë rëndësi si në aspektin e zhvillimit ekonomik dhe po ashtu për zhvillimin e kuadrove të reja profesionale.

Ndërmjet ministres dhe ambasadorit u diskutua për nevojën e rritjes së bilancit tregtar ndërmjet dy vendeve, ku u dakorduan që të shikohen mënyra për të stimuluar kompanitë suedeze për investim në sektorë të ndryshëm dhe bashkëpunim më të madh ekonomik.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Prince Caffe Superliga po vazhdon të dhurojë shumë sfida interesante.…