Konjufca bën homazhe te varri i Zahir Pajazitit, e vlerëson lart kontributin e tij për liri

31 janar 2023 | 16:51

Në 26-vjetorin e rënies së heroit Zahir Pajaziti, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga nënkryetarja Saranda Bogujevci, bëri homazhe dhe vendosi lule te varri i tij në fshatin Orllan.

Me këtë rast, kreu i Kuvendit është pritur nga familjarë të heroit.

Konjufca ka vlerësuar lart jetën dhe veprën e komandantit të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e konsideruar atë si njërën ndër pushkët e para dhe më frymëzuese për mijëra djem dhe vajza që më pas u rreshtuan në radhët e UÇK-së.

Pas homazheve, Konjufca ka vizituar edhe kullën në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan dhe shtatoren e heroit.

Zahir Pajaziti ra më 31 janar 1997, në fshatin Pestovë, së bashku me dy bashkëluftëtarët e tij, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha. ​

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Devolli Corporation i është përgjigjur ftesës për të ndihmuar komunat,…