Dështon transferimi i Iscos në Bundesliga

31 janar 2023 | 20:44

Ish-ylli i Real Madridit dhe Sevillas, Isco Alarcon ishte shumë pranë kalimit në Bundesliga, por që transferimi i tij tani ka dështuar.

Siç bëhet e ditur nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, Isco ishte pranë kalimit te skuadra e Union Berlinit, por që marrëveshja mes dy palëve ka dështuar pas testeve mjekësore këtë mëngjes.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe kampi i lojtarit përmes “Transfermarkt”.

“Kushtet e marrëveshjes kanë ndryshuar në krahasim me diskutimet fillestare”, ishin fjalët nga kampi i Iscos.

Ndërkaq, i shpejtë ishte edhe reagimi nga skuadra e Union Berlinit.

“Ne donim të kishim Iscon në Berlin, por ne kemi kufijtë tanë. Këto janë tejkaluar sot, në kundërshtim me marrëveshjen e mëparshme. Transferimi nuk do të ndodh”, thuhet në deklaratën e Union Berlinit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara thanë se Rusia nuk po i përmbahet…