Mick Schumacher bëhet me dy skuadra, firmos edhe me McLaren

02 shkurt 2023 | 12:23

Pas Mercedesit është radha e McLaren. Piloti i ri gjerman Mick Schumacher, që më herët këtë vit kishte firmosur si pilot rezervë i Mercedesit, sot do të mbulojë edhe detyrën e pilotit rezervë te McLaren.

Lajmin e konfirmoi makina britanike përmes një postimi në rrjetet sociale. Mick do ta ndajë këtë detyrë mes dy skuadrave, duke qenë se McLaren përdor motorin e Mercedesit, duke dhënë një ndihmë të madhe me informacione për të dyja këto makina. Pak ditë më parë, Schumacheri ka provuar sediljen te makina Mercedes, duke ndjekur gjurmët e babait të tij.

“Formula 1 është një sport mjaft magjeps dhe gjithnjë ka diçka të re për të mësuar. Mezi pres të jap maksimumin tim për të ndihmuar Mercedesin”, ka thënë Mick Schumacher, që e konsideron këtë si një vit tranzicioni. Ai synon të rikthehet vitin tjetër si pilot zyrtar, pas dy sezoneve jo fort të mira me Haas.

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),…