Çfarë bëri sot tërmeti në Gaziantep të Turqisë

06 shkurt 2023 | 08:06

Turqia dhe jo vetëm është ngritur e tronditur mëngjesin e sotëm pasi një tërmet i fuqishëm 7.8 Rihter ka goditur Turqinë juglindore duke shkaktuar mbi 300 të vdekur dhe mbi 600 të plagosur.

Raportohet se shumë njerëz kanë mbetur nën rrënoja.

Tërmeti e ka pasur epiqendrën  në qytetin Gaziantep, por është ndier në shumë zona përreth si dhe në Siri ku ka shkaktuar edhe viktima.

Mësohet se lëkundjet e tërmetit janë ndier përreth 45 sekonda duke sjell një dëm kolosal në njerëz, por edhe infrastrukturë.

Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 04:17 minuta të mëngjesit, ndërsa frika për rritje të numrit të viktimave në vijim ekziston.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tërmet i fuqishëm prej 7.8 shkallësh të Rihterit goditi…