Rritet numri i viktimave, rreth 700 të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri

06 shkurt 2023 | 11:16

Të paktën 670 persona janë raportuar të vdekur në Turqi dhe Siri pas tërmetit të madh të së hënës me magnitudë 7.8 ballë.

Në Siri, raportohet për 386 viktima duke përfshirë 239 kryesisht në rajonet e Alepos, Hama, Latakia dhe Tartus.

Grupi “Helmetat e Bardha”, i njohur zyrtarisht si Mbrojtja Civile e Sirisë, ka raportuar gjithashtu të paktën 147 viktima në zonat e kontrolluara nga opozita në veriperëndim të Sirisë.

Qindra njerëz të tjerë janë plagosur gjithashtu pas tërmetit, me 648 të plagosur në Aleppo, Hama, Latakia dhe Tartus. 340 të tjerë janë raportuar gjithashtu në zonat e kontrolluara nga opozita, shtuan Helmetat e Bardha.

Në Turqi, të paktën 284 persona kanë vdekur dhe më shumë se 2,323 persona janë plagosur, tha më herët zëvendëspresidenti i Turqisë, Fuat Oktay. /abcnews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian (BE) ka reaguar pas tërmetit shkatërrues me shkallë…