Dy motra nxirren të gjalla nga rrënojat, 101 orë pas tërmetit në Turqi

10 shkurt 2023 | 13:11

Dy motra adoleshente janë shpëtuar në qytetin Kahramanmaras,  101 orë pas tërmetit masiv qëka goditur Turqinë, kanë thënë zjarrfikësit.

Në një deklaratë të premten, Departamenti i Zjarrfikësve Metropolitane të Antalias, ka thënë se Ayfer, 15-vjeçe është nxjerrë nga rrënojat në orën e 99-të pas tërmetit dhe motra e saj, Fatma, 13-vjeç është shpëtuar dy orë më vonë, raporton “CNN”.

Shpëtuesit duke përdorur sensorë sizmikë kanë zbuluar shenja jete nën rrënojat dhe kanë kryer një operacion shpëtimi 10-orësh për të arritur atje ku ndodhej Ayfer, është thënë në deklaratë.

Zjarrfikësit kanë folur me Ayferin në një përpjekje për ta mbajtur atë të ndërgjegjshme. Ajo ka thënë se e kishte marrë malli për të ngrënë akullore dhe ata i kanë premtuar se do t’i jepnin pak kur ajo të dilte e sigurt.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përkeqësohet çdo ditë e më shumë situata me Dani Alvesin,…