Kurti: Miqtë s’mund të ankohen te unë, kam pritur dialog më intensiv

13 shkurt 2023 | 15:10

Kryeministri Albin Kurti e ka marrë përsëri fjalën në Kuvend pas deklarimeve të deputetëve, të cilët i ka falënderuar për “kritikat, vërejtjet e sugjerimet”.

Kurti ka thënë se në procesin e dialogut me Serbinë i ka mbajtur fjalët. Ai ka përmendur dakordimin e vitit të kaluar që të takohet për çdo muaj me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

“Në këtë kuptim, nuk mund të ankohen tek unë miqtë, aleatët, partnerët tanë ndërkombëtarë, sepse unë e kam mbajtur fjalën. Dikush tjetër s’e ka mbajtur fjalën”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se ndërmjetësve u ka thënë se vizita e tyre më 20 janar, mund të kishte ndodhur më 20 shtator.

“Kam pritur dinamikë shumë më intensive sesa kjo që ka ndodhur”, është shprehur Kurti.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Komuna e Drenasit ka filluar nëpërmjet dëgjimeve buxhetore në secilën…