Mbrojtja citon Sheshelin: Nëse NATO na bombardon, në Kosovë s’do të mbetet asnjë shqiptar
04 prill 2023
| 10:46
Gjatë shpalojes së argumenteve mbrojtëse, avkoati i ish-presientit Hashim Thaçi, ka prezantuar një video në të cilën ultra-nacionalisti serb Vojislav Seselj kercenonte se “nëse NATO do të bombardonte Serbinë, do të kishte ca viktima serbe, por asnjë shqiptarë nuk do të mbetej në Kosovë”.
Sheshelj, i dënuar për krime lufte, asokohe kishte hyrë në koalicon me presidentin serb Slobodan Milloseviç.
Paralajmërimi i tij për spastrim etnik dhe vrasje të shqiptarëve filloi pak ditë pas kësaj deklarate, në mars të vitit 1999.