Kondogbia ndryshon Kombëtaren, largohet nga Franca

04 gusht 2018 | 12:11

Geofry Kondogbia po kalon një formë të mirë sportive te Valencia.

Ai kaloi një periudhë mes luhatjesh te Interi por tani në Spanjë ai arritur të rilindë dhe të bindë të gjithë për aftësitë e tij.

Didier Deshamp nuk u bëri atij një vend në kombëtare për Botëror dhe gjithësej futbollisti me origjinë afrikane numëron vetëm 5 miqësore të luajtura me “gjelat”.

Kjo i jep mundësinë atij të ndryshojë kombëtaren dhe ai po mendon seriozisht të përfaqesojë Afrikën Qendrore, kjo pasi rregulli e lejon pasi Kondogbia nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare me Francën.

Nga Afrika po lobojnë fort për të dhe pritet që kjo gjë të ndodhi dhe mesfushori të përfaqësojë origjinën e prindërve të tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moti i nxehtë në Europë ka goditur më shumë Portugalinë…