Fatmir Limaj nuk i preferon debatet me dëshmitarë të Hagës në televizione

11 prill 2023 | 22:34

Kryetari i Nismës Fatmir Limaj është lidhur direkt me studion e Pressing në T7 ku po diskutohet për Gjykaten Speciale.

Ai ka thënë se nuk i kupton pse dëshimtarët po dalin nëpër studio televizive. Ai po ashtu shton se nuk e kupton se si po gjykohet lufta e UÇK-së, e jo masakrat e serbëve ndaj shqiptarëve ndaj luftës.

“Ky debat e ka një të mirë. Po harxhohet kjo nevoja që kjo situatë të përfitojë dikush. Një debat kalkulativ.

Të gjithë e dimë se çfarë po ndodh atje të gjithë ne duhet të ndihemi të fyer, se para syve tonë krejt ajo që i ka ndodh këtij vendi nuk hetohet e as nuk gjykohet. As Pokleku, as Meja e as Lybeniqi e të gjitha masakrat tjera. Është vrarë foshnja 3 muajshe.

Është hedhur topi në korpusin shqiptar. Argumente e kundër-argumente pa asnjë provë. Sa lehtë ne drejtojmë gisht e akuzojmë njerëz. Shumë njerëz fshihen për të kaluarën e tyre të turpshme”

“Nuk bon bre djem kështu mme këta dëshmitarë në studio. Kishim tubim në shesh e duhet të përfundonte. Në njërën anë kemi njerëz atje duke iu bërë gjyqi dhe dy të dënuar, ndërsa këtu po bëhet gjyqi publik“, përfundoi Limaj.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Manchester City e ka shënuar edhe golin e dytë ndaj…