Kurti: Këtë javë dhe të kaluarën çdo qytetar është ndier më evropianë dhe më afër Evropës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën hyrëse në mbledhjen e qeverisë, ka folur për pranimin e aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Kurti ka thënë se të gjithë qytetarët javën e kaluar, por edhe këtë javë janë ndjerë më evropianë dhe më afër Evropës.
“Të dashur qytetarë, javën që lëmë pas edhe këtë javë, çdo qytetar i Kosovë është ndjerë më evropianë dhe më afër Evropës. Liberalizimi i vizave kishte ngecur për katër vjet në agjendën e Këshillit të BE-së por me shumë punë e angazhim dhe veçanërisht me vende hezitues…”, ka thënë ai.
Në këtë kontekst, Kurti ka falënderuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin, kryediplomaten Donika Gërvalla dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Natyrisht që rezultatet gjithnjë e më të mira, sundimit të ligjit, demokracisë dhe të drejtat e njeriut kanë ndikuar në këto vendim. Këto vendime konfrimojnë se jemi në rrugën e duhur”, ka thënë Kurti



