Bayerni e dëshiron Alvarezin
Bayern Munchen vijon kërkimet për të gjetur pasuesin e Robert Lewandowskit. Që ka nga dita kur polaku u largua për te Barcelona, drejtuesit e klubit kanë studiuar tregun për të gjetur një sulmues të ri.
Harry Kane, Osimhen e shumë të tjerë kanë qenë në tryezën e Oliver Kahn, por nga Argjentina vjen një emër surprizë.
Sipas të përditshmes “Ole”, Bayerni ka vendosur nën shënjestër Julian Alvarez të Manchester City. Sigurisht t’i rrëmbesh Pep Guardiolas një lojtar nuk është e lehtë, për më tepër që Alvarez ka një kontratë deri në 2028.
I vetmi detaj që mund ta afrojë me Bayern është fakti që Alvarez nuk është titullar në sytë Guardiolas, status që nuk pritet të ndryshojë për sa kohë në skuadër është Erling Haaland. Alternativa B, në rast se dështon edhe kjo pistë, është Kolo Muani i Frankfurtit.