Reka takon përfaqësuesen e Finlandës në OKB, e uron për anëtarësimin në NATO dhe përkrahjen që po i jep Kosovës

25 maj 2023 | 22:50

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, po vazhdon takimet me përfaqësues të shteteve që kanë njohur Kosovën por edhe me përfaqësues të shteteve mosnjohëse.

Kësaj radhe, ambasadori Reka ka takuar përfaqësuesen e Përhershme të Finlandës në OKB, ambasadoren Elina Kalkku.

Reka gjatë takimit, asaj i ka uruar anëtarësimin në NATO dhe e ka falënderuar Finlandën për mbështetjen që po i jep Kosovës në anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

“I urova anëtarësimin në NATO dhe e falënderova për mbështetjen e vazhduar të këtij shteti mik për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, ka shkruar Reka në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besa Famgas ka vazhduar dominimin në Superligën e Kosovës në…