Vjen reagimi i Kurtit pas deklaratave të Hovenierit: Demokracia nuk mund të suspendohet, as të mbahet peng

30 maj 2023 | 19:40

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar për situatën e fundit në veri, e veçanërisht pas deklaratave të ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili tha se Qeveria e Kosovës nuk është koordinuar me Shtetet e Bashkuara për veprimet e ndërmarra në veri dhe për pasojat që do t’i pësojë në raport me marrëdhëniet me ShBA-në.

Kurti ka thënë se kryetarët e komunave në veri e kanë mbështetjen e plotë të qeverisë, të pakushtëzuar dhe të pandërprerë.

“Demokracia nuk mund të suspendohet, e as të mbahet peng. Ushtrimi i saj është garant i paqes dhe sigurisë, assesi kërcënim apo rrezikim. Republika e Kosovës është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor. Me institucione qeverisëse dhe të sigurisë të cilat trajnimet profesionale dhe orientimin vleror e kanë nga dhe kah shoqëritë perëndimore”, ka thënë Kurti në një video të postuar në “Facebook”.

Ai ka thënë se policia jonë dhe KFOR-i atje janë kufiri ndërmjet ekstremistëve të dhunshëm dhe institucioneve paqësore.

“Orëve të fundit, institucionet tona kanë shtuar edhe më shumë komunikimin me partnerët ndërkombëtarë, sepse qetësimin e situatës e kemi qëllim të përbashkët. Por përveç shqetësimeve dhe brengave, dje na u dëshmua para syve se edhe kërcënimet dhe rreziqet i kemi të përbashkëta”, ka deklaruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës është e shqetësuar me zhvillimet e…