Nënshkruhen kontratat me 29 përfituesit e granteve në biznese dhe start-up në Skenderaj

05 qershor 2023 | 14:30

Në praninë e nënkryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku dhe drejtoreshës për Zhvillim Ekonomik, Ndërmarrësi, Turizëm dhe Inovacion, Besarta Meha – Ademi, janë nënshkruar të hënën kontratat me 29 përfituesit e granteve në biznese dhe start-up, një mbështetje kjo që ka qenë premtim i qeverisjes Nura, për t’i përkrahur bizneset dhe ndërmarrësit e rinj.

Nënkryetari Lushtaku është shprehur i lumtur që po përmbushet edhe një premtim, ndërsa ka siguruar se Komuna do të vazhdojë të jetë partner dhe mbështetëse e ideve që kanë për qëllim zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tensionet mes grupi grupit Wagner dhe ushtrisë ruse, janë përshkallëzuar,…