Muja: Nuk refuzohet oferta e klubit më të madh në Kosovë
16 qershor 2023
| 12:49
Ardian Muja është futbollisti më i ri i skuadrës së Prishtinës. Skuadra kryeqytetase e ka prezantuar futbollistin 25-vjeçar, i cili në gjashtë edicionet e fundit ishte kapiten i Trepçës ’89.
Muja ka nënshkruar për dy vite me ekipin e Prishtinë, derisa në edicionin e fundit ka shënuar 6 gola dhe 2 asistime.
“Nuk e pata të vështirë fare të pranoja ofertën ‘bardhekaltër’. Realisht Prishtina është klubi më i madh në Kosovë. Normalisht e ndjej vetën të gatshëm të marrë mbi supe skuadrën dhe të jap më të mirën, të jap maksimumin dhe pse jo të rikthejmë edhe titullin e kampionit në kryeqendër”, ka thënë Muja.
/Epoka e re/



