Barbarët!
Shkruan: Kimete Berisha
Kur në fillim të këtij viti u bë Mitrovica jugore det nga vërshimet, në rrugë më ndali një ushtar i FSK-së.
– Kimete, më fal, por të lutem shkruaj,
kjo po ndodh sepse, ti nuk e di: shqiptarët gjuajnë në lum frigoriferë, shporetë, i kanë bllokuar kanalizimet, kanë bllokuar çdo gjë me mbeturina.
– Gjjthë bota neveritet me shqiptarë.
– Shikoje anën jugore dhe anën veriore të Mitrovicës.
Armiq të shqiptarëve po, ama armiq të qytetit jo.
Aty jam rritur, në veri, secili qytetar, secili kalimtar ka qenë roje e luleve dhe pemëve në rrugë.
– Shqiptarët e duan vendin e tyre shumë, ama vetëm duke e bërë pis, duke e dhunuar dhe duke e shkatërruar.
Luftuan për ta çliruar vendin nga armiku i huaj, për ta shkatërruar pastaj vet, sipas qejfit.
– Detin e fëlliqin, e shfrytëzojnë si nevojtore!
– Lumenjtë i kanë shndërru në kontenjerë.
Shko shiko lumin Ibër.
Në të dy anët është i bllokuar nga mbeturinat.
– Të gjithë lumenjtë, pa përjashtim, shfrytëzohen nga shqiptarët për mbeturina.
– I kanë shkatërruar malet. I kanë prerë. I kanë vjedhur.
– E kanē betonizuar tokën e bukës.
S’ka rregull.
Mafia e ndërtimit.
Mafia e kulturës.
Mafia politike.
Giithçka është e mbushur me mbeturina të arkitekturës, mbeturina të kulturës, mbeturina politike.
– I kanë shkatërruar parqet.
Karriget, lodrat, lulet i kanë shkelur dhe nxjerr me rrënjë.
Është mentalitet barbar.
– E kanë shndërruar Drejtësinë në nevojtore.
Nga dënimi i përjetshëm për vrasje, papritmas vrasësi lirohet nga burgu.
– Kosova është parajsë për kriminelët. Kurrë asnjë vrasje nuk është ndriçuar.
– Vjedhin pare në gypat e ujit.
Në gypat e kanalizimit.
Katundet e Kosovës nuk kanë kanalizim.
E politikanët jetojnë në lagje luksoze.
– Vjedhin pare në ilaçe.
Kanë vjedhur pare në maskat e Covidit.
E vjedhin mishin e pacientëve në spital.
– Gjuajnë bërllok nga ballkoni.
E qërojnë pasulin në ballkon e kokrrat e prishta i gjuajnë nga ballkoni.
E gjuajnë bukën bajat nga dritarja.
I prejnë thonjtë të ulur në karriget e sheshit të Prishtinës.
Natyrën e shfrytëzojnë si shpuzore.
– Nënat këqyrin seriale e trashen, fëmijët i lënë në rrugë t’u bëjnë zullume komshinjëve
– Kosova është e ndyrë dhe e shkretë. Veç ushtria mund ta çlirojë nga mbeturinat.
P.S. Kryetari i Pejës është një shpicllov klasik,
s’di pse është kryetar dhe s’di pse nuk jep dorëheqje…. por askush nuk e shpëton shqiptarin nga mentaliteti primitiv, nga vetëshkatërrimi.