Hajvalia mëson kundërshtaren në raundin e parë të UEFA Champions League

30 qershor 2023 | 17:06

Skuadra kampione e Superligës së Kosovës në futbollin e femrave, Hajvalia ka mësuar kundërshtarin në raundin e parë të UEFA Champions League.

Në grupin e shtatë, Hajvalia do të luaj ndaj ekipit shqiptar, Vllaznia e Shkodrës.

Fituesi i këtij dueli, luan ndaj fituesit të ndeshjes mes Valur dhe Fomget SK.

Skuadra që kalon këtë grup, do të luaj në fazën tjetër kualifikuese të UEFA Champions League, raundi i dytë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Brendshme në mbështetje nga Programi i…