Arrestohen tetë persona në Pejë

15 gusht 2018 | 10:44

Policia e Kosovës ka arrestuar tetë persona të dyshuar për përleshje fizike dhe përdorim të armëve të zjarrit.

Sipas policisë rasti ka ndodhur në rrugën “Nëna Tereza” në Pejë.

Gjatë kontrollit tek disa të dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar një arme zjarri-pistoletë me një karikator me 12 fishekë, një brisk, një gëzhojë dhe 35 fishekë të kalibrit 9x19mm.

Me urdhër të prokurorit tre të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka deklaruar se prokurori i…