Publikohen rezultatet e Provimit të Maturës, kalueshmëria 66.04 për qind

03 korrik 2023 | 14:37

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, ka bërë me dije se janë publikuar rezultatet e Provimit të Maturës, ku sipas saj kalueshmëria është mbi 66 për qind.

Ajo ka thënë se këtij provimi i janë nënshtruar mbi 20 mijë nxënës.

“Kemi publikuar sot rezultatet e provimit shtetëror të maturës. Këtë vit, kalueshmëria në afatin e parë është 66.04 për qind për qind.  Provimit të maturës i cili u mbajt më 24 qershor i janë nënshtruar mbi 20 mijë nxënës të klasave të dymbëdhjeta në gjithë vendin.  Në këtë proces kanë qenë të angazhuar rreth 1 600 administrues të cilët kanë qenë të vendosur në çdo sallë të testimit dhe po ashtu mbikëqyrës nga Universiteti i Prishtinës. Në krahasim me vitet e kaluara, menaxhimi i provimit ka qenë më i mirë. Megjithatë, jemi të vetëdijshëm se akoma ka hapësirë për përmirësim dhe jemi duke punuar në këtë drejtim.  Falënderoj të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në provimin e maturës për kontributin dhe bashkëpunimin e tyre. Maturantëve ju dëshiroj shumë suksese në karrierën e tyre akademike e profesionale!”, ka shkruar Nagavci në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri britanik Anthony Joshua, ish-kampion bote në peshën e rëndë,…