Policia dërgon autoblinda në Jarinjë, kjo është arsyeja

07 korrik 2023 | 16:29

Policia e Kosovës ka dërguar autoblinda në pikën kufitare me Serbinë, konkretisht në Jarinjë.

Lajmin për mediet e ka konfirmuar zëvendëskomandanti për Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani

“Autoblindat janë dërguar për çështje sigurie, për ruajtjen e rendit dhe ligjit. Kemi informacione se një grup motoçiklistësh mund të vijnë. Të shohim a po vijnë apo jo, dhe çka po ndodh. Policia është atje për ruajtje të rendit”, ka thënë thënë Elshani.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Masat ndëshkuese që Bashkimi Evropian (BE) ka ndërmarrë për Kosovën,…