Ligjin për Pagën Minimale s’e zë ngoje më askush

11 korrik 2023 | 08:32

Nga 130 e deri në 170 euro është paga minimale, pagë të cilën e marrin një numër i qytetarëve në Kosovë.

E kjo pritej të ndryshonte  në 264 euro bruto, apo 250 euro neto.

Por edhe pse kanë kaluar më shumë se një vit, kur u votua për herë të parë në Kuvendin e Kosovës, projektligji për pagën minimale ende nuk është sjellë në lexim të dytë.

Anëtari i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Ferat Shala, thotë se partia në pushtet është duke e vonuar në mënyrë që të mos vijë më në Kuvend.

“Me politikat e saj, jo vetëm e ka vonuar por ka qasje të gabuar më shumën e pagës minimale, duke parë që komisioni për ekonomi, ka pasur qasje tjetër,  po vonojnë hala që të mos vijë fare, në mënyrë të riadementohet”, tha Shala për Tëvë1.

E në pritje të këtij projektligji, janë punëtorët e sektorit privat. Megjithatë, kreu i sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, thotë se ajo nuk duhet të jetë 250 euro.

Madje sipas Azemit, çdo pagë nën 450 nuk do të jetë e mjaftueshme.

Televizioni është interesuar të mësojë më shumë se ku ka mbetur ky projektligj, nga kryetar i Komisionit për Buxhet, Armend Muja, por ai nuk ka kthyer përgjigje.

Kujtojmë se rritja e pagës minimale, nuk përfshinë edhe veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të njëjtit protestuan dy ditë radhazi para Kuvendit të Kosovës, kur projektligji në fjalë, kaloi në lexim të parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka vite që në internet qarkullojnë gjithnjë e më shumë…