Ministria e Bujqësisë nis realizimin e pagesave të subvencioneve për fermerët

11 korrik 2023 | 12:30

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) ka bërë me dije se janë proceduar 2 milionë euro pagesa për fermerët në kuadër të Programit të Pagesave Direkte 2023.

Sipas ministrit të MBPZhR-së, Faton Peci, me pagesa do të vazhdohet edhe ditëve në vijim.

“Kemi filluar me realizimin e pagesave të subvencioneve!  Sot kemi proceduar 2 milionë euro për pagesë për Programin e Pagesave Direkte / Subvencioneve 2023 për sipërfaqe, pas kontrolleve rigoroze në teren. Me këtë intensitet të pagesave do të vazhdohet edhe ditëve në vijim.  Ndërsa pagesat për plehërimin dhe naftën do të procesohen / paguhen pasi që fermerët i sjellin faturat si dëshmi.  Ju rikujtojmë se për herë të parë kontrolla në shumë komuna të Kosovës nga 5 për qind apo 10 për qind është rritur në 100 për qind”, ka shkruar Peci në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Gjashtë persona, përfshirë pesë shtetas meksikanë, humbën jetën në një…