Zyrtare: Pajaziti, trajner i Drenicës

04 janar 2018 | 17:17

Klubet e Kosovës në futboll kanë filluar të bëjnë ndryshime jo vetëm në radhët e futbollistëve, por edhe në shtabet teknike.

Javën e kaluar Bekim Shotani ka dhënë dorëheqje nga detyra e trajnerit në skuadrën e Drenicës, ndërsa kuqezinjtë e kanë zëvendësuar Shotanin me trajnerin Sadat Pajaziti.

Ish-trajneri i KEK-ut në Ligën e Parë ka nënshkruar marrëveshje 18-mujore me skuadrën nga Skenderaj.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Torino zyrtarisht ka konfirmuar emërimin e Walter Mazzarrit si trajner…