Ivanka Trump kalon pushimet në Shqipëri, magjepset me bukuritë e bregdetit shqiptar
30 korrik 2023
| 18:07
Ivanka Trump, e bija e ish-presidentit amerikan Donald Trump, një pjesë të pushimeve ka vendosur që t’i kalojë në Shqipëri.
Ivanka zgjodhi që të publikojë pamje të bukura piktoreske nga Shqipëria, në rrjetin e saj social në Instagram.
Ndërkohë, kjo nuk është hera e parë që ajo viziton bregdetin shqiptar, pasi ka foto edhe nga viti 2021, ku ajo viziton Butrintin.
Pushimet në Shqipëri është duke i kaluar edhe këngëtarja nga Kosova, Dua Lipa, e cila ka ndarë shumë fotografi në rrjetet sociale, duke promovuar vendet piktoreske të shtetit shqiptar.





