Inzaghi: Djemtë ishin perfektë, Lukaku blerje e madhe e Romës

29 gusht 2023 | 13:39

Trajneri Simone Inzaghi po shijon fillimin e shkëlqyer të sezonit të Interit. Skuadra zikaltër ka marrë pikë të plota në dy ndeshjet e para të Serisë A: “Djemtë ishin shumë të mirë, e interpretuan mirë që në minutën e parë ndeshjen. Duhej një qasje e shkëlqyer, ndaj një ekipi shumë të motivuar, që luante për herë të parë para tifozëve të tij pas rikthimit në Serinë A. Djemtë ishin perfektë”.

“Ata po bëjnë një nënshkrim të shkëlqyer, rikthimi i tij është i mirë për futbollin italian. Jam shumë i kënaqur me lojtarët që kam dhe me familjen e Interit. Lautaro? Ai është rritur shumë në dy vitet e mia tek Interi, është gjithnjë e më i përgjegjshëm dhe përshtatet në mënyrë të përkryer me mënyrën tonë të interpretimit të futbollit”, ka deklaruar Inzaghi.

Fjalë “mjaltë” edhe për afrimin e verës, Thuram: “Ka ardhur 40 ditë më parë dhe ka punuar shumë seriozisht që në fillim. U përshtat shpejt, e kupton mirë lojën. Do të më pëlqente po të kishte shënuar, do ta kishte merituar për punën që ka bërë. Anësorët? Ata janë shumë të rëndësishëm në futbollin modern, edhe nëse varet nga sistemi që përshtatet çdo trajner. Për ne janë thelbësorë edhe gjysmanësorët, që në situata të caktuara bëhen gjysmësulmues, mesfushorë sulmues”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet iraniane i kanë shkarkuar të paktën 10 profesorë universitarë…