Specialja ia konfiskon telefonin edhe vëllait të Hakif Zejnullahut
15 shtator 2023
| 14:02
Zyrtarë policorë të EULEX-it ia kanë konfiskuar telefonin Bajram Zejnullahut, vëllait të heroit Hakif Zejnullahu.
Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se konfiskimi i telefonit të Zejnullahut është bërë sot.
Familja Zejnullahu njihet si një nga familjet e para që kanë shërbyer si bazë e parë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kujtojmë se përveç Zejnullahut, me urdhër të Gjykatës Speciale, telefonët iu janë konfiskuar edhe Nait Hasanit, Rrustem Mustafës e Arben Mustafës, vëllait të Salih Mustafës – Calit.
Në lidhje me konfiskimin e telefonave nga Specialja, sot është protestuar përpara zyrave të EULEX-it në Fushë Kosovë.