I dënuari për terrorizëm prinë marshin në Prishtinë në përkrahje të palestinezëve

21 tetor 2023 | 17:10

Një marsh protestues në mbështetje të Palestinës është mbajtur sot në qendër të Prishtinës.

Një numër i qytetarëve kanë marshuar duke mbajtur në duar  banerë , disa prej të cilëve mbanin mbishkrimin: “Liri për Palestinën”, “Le ta shkruajë historia” , “Stop gjenocidit në Gaza”, e të tjerë.

Ngjarja e sotme ishte paralajmëruar disa ditë më parë në rrjete sociale.

Në pamjet e publikuara shihet se këtij marshi i ka prirë i dënuari për terrorizëm, Albert Berisha, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Berisha, ishte dënuar për terrorizëm me vendim të formës se prerë nga gjykatat në Kosovë..

Në janar të vitit 2018, Berishës i ishte vërtetuar dënimi me burg për tri vite e gjysmë për pjesëmarrje në organizata terroriste. I njëjti, vazhdimisht kishte mohuar akuzat në atë kohë.

Ishte bërë i njohur për opinionin publik pasi ishte shfaqur duke pretenduar se është penduar që kishte shkuar për dy javë në Siri dhe pas apelit drejtuar qytetarëve, që të mos e bëjnë gabimin e tij, nuk i kishte “shpëtuar” burgut.

Protesta pro-Palestinës ka pasur edhe në vende të tjera evropiane, ndërsa disa kanë ndaluar tubime të tilla.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Sot janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së…