Chelsea jep detaje për gjendjen Brojës

03 nëntor 2023 | 16:04

Chelsea ka përditësuar për lëndimet në skuadër, ku pjesë e listës është edhe ylli shqiptar, Armando Broja.

Chelsea ka bërë të ditur se Mykhailo Mudryk është rikthyer në stërvitje, kurse shtatë lojtarë të tjerë po e vazhdojnë trajtimin për lëndimet e tyre, përfshirë këtu edhe Brojën.

“Armando Broja – po vazhdon të marrë trajtimin për irritimin në gjurin e tij”, shkruante në komunikatën e Chelseat.

Ndërkaq, së bashku me Brojën, rikuperimin nga lëndimet po e vazhdojnë edhe Trevoh Chalobah, Ben Chilwell, Carney Chukwuemeka, Wesley Fofana, Romeo Lavia dhe Christopher Nkunku.

Ende nuk është e sigurt se sulmuesi Armando Broja mund të përfshihet në listën e Kombëtares së Shqipërisë, për ndeshjet kualifikuese të muajit nëntor ndaj Moldavisë në transfertë më 17 nëntor dhe Ishujve Faroe në “Air Albania” tri ditë më pas.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj,…