Belgjika kualifikohet si e para e grupit në ‘Euro 2024’

19 nëntor 2023 | 22:31

Belgjika është kualifikuar si e para e grupit F në Kampionatin Evropian.

Belgët triumfuan sonte 5:0 ndaj Azerbajxhanit në ndeshjen e fundit të ciklit kualifikues për “Euro 2024”.

Romelu Lukaku shkëlqeu duke shënuar katër gola veç në pjesën e parë.

E golin e fundit e shënoi Trossard në minutën e 90-të. Kësisoj, Belgjika kualifikohet si e para e grupit me 20 pikë, kurse Austria si e dyta më një pikë më pak.

Jashtë Euros ka mbetur Suedia, Azerbajxhani dhe Estonia prej këtij grupi.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Të dielën janë luajtur dy ndeshje të xhiros së dhjetë…