E konfirmon prokuroria: Arrestohet i dyshuari i tretë për grabitjen në Suharekë
26 nëntor 2023
| 13:13
I dyshuari i tretë është arrestuar për rastin e grabitjes së një argjendarie në Suharekë ku i plagosur mbeti një polic, e një tjetër u lëndua.
Prokurorja e rastit Ervehe Gashi e ka konfirmuar për KALLXO se ka ndodhur edhe arrestimi i personit të tretë të dyshuar.
“Po është arrestu edhe i treti, nuk e di se kur do të mbahet seanca” – tha prokurorja.
E njëjta shtoi se është në pritje që të marr kallëzimin penal dhe nuk pranoi të jap detaje shtesë.



