Presidenti i Bayernit për Mullerin: Ikonë absolute e këtij klubi

05 dhjetor 2023 | 10:57

Prej 16 sezonesh pjesë e kampionëve gjermanë të Bayern Munchen, mund të thuhet me plot gojë se “veterani” gjerman i sulmit, Thomas Muller është një “legjendë e gjallë” e këtij klubi, i cili ende arrin të dhurojë spektakël në fushën e blertë.

Presidenti i Bayernit, Herbert Hainer, është i bindur se Thomas Muller do ta rinovojë kontratën e tij, që skadon në vitin 2024, me “numrin 1” të “bavarezëve” që foli për tabloidet gjermane, duke konfirmuar rëndësinë e kontributit të 34-vjeçarit.

“Muller është një ikonë absolute për Bayern-in dhe një lojtar me merita të mëdha këtu. Të gjithë do të donim që ai ta mbyllte karrierën e tij në Munchen. Jemi në negociata, jam optimist dhe shpresoj që ai të qëndrojë me ne”, ka deklaruar Hainer.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish zëvendëskomandanti i zonës operative të Pashtrikut ngaUshtria Çlirimtare e…