UEFA do të shesë Ligën e Kampionëve tek arabët
Finalja e Ligës së Kampionëve për sezonin 2029/2030 do të luhet në Abu Dhabi si pjesë e kontratës së re 6 vjeçare të UEFA-s me vlerë rreth 2.22 miliardë euro, sipas spanjolles “OK Diario”.
Kjo marrëveshje me Emiratet është një përgjigje ndaj vendimit të gjykatës lidhur me projektin e Superligës, i cili pritet së shpejti në Luksemburg dhe do të jetë i vlefshëm nga sezoni i ardhshëm.
“UEFA e di se më 21 dhjetor mund të humbasë padinë në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Europian në lidhje me Superligën dhe ra dakord me Abu Dhabi për të sponsorizuar Champions League. Ata duan ta bëjnë atë më tërheqëse për klubet dhe të shmangin dezertimin në Superligë”, tha Eduardo Inda në emisionin “El Chiringuito”.
Gjithçka thuhet se duhet të zyrtarizohet në mbledhjen e ardhshme të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Paris më 7 shkurt, përpara shortit për edicionin e katërt të Ligës së Kombeve. Njeriu kryesor për zbatimin nga ana e UEFA-s është zëvendëssekretari i përgjithshëm Xhorxho Marketi, shkruan “OK Diario”, i cili konsultohet me komitetin ekzekutiv për të siguruar që gjithçka të shkojë mirë.
Abu Dhabi si sponsor i titullit të Champions League
Sipas medieve spanjolle, UEFA do të shesë të drejtat për të gjitha garat e UEFA-s, përfshirë ato të femrave dhe futsallit, për rajonin e Lindjes së Mesme.
Abu Dhabi duhet të bëhet edhe sponsori i ri i titullit të Champions-it dhe “qershia mbi tortë” duhet të jetë finalja në atë qytet në vitin 2030. Vetëm për atë sezon arabët thuhet se do të shpenzojnë 120 milionë dollarë. Ndërkohë, Superkupa e UEFA-s do të zhvillohej atje në një format të ri si një turne i katër skuadrave më të mira, sipas shembullit të italianëve dhe spanjollëve që e bëjnë këtë në Emiratet e viteve të fundit.
“Me këtë pakt, UEFA synon të sigurojë qëndrueshmërinë e saj për të ardhmen pa frikë nga ajo që Superliga mund t’u ofrojë klubeve. Vetëm një lëvizje masive kundër tifozëve, siç ndodhi me turneun e promovuar nga Florentino Perez, mund të ndalojë organizatën e drejtuar nga Aleksander Ceferin. Slloveni duket se pas mohimit aktiv dhe pasiv, është dorëzuar para petrodollarëve”, përfundojnë ata në mediat spanjolle. /abcnews.al/
💥Así lo desveló @eduardoinda en su sección de exclusivas en @elchiringuitotv:
La UEFA firma un acuerdo de 2.400 millones con Abu Dabi y llevará una final de Champions antes de 2030https://t.co/Zy3xV8Z2un
— okdiario.com (@okdiario) November 28, 2023