Reali më 1 janar fillon operacionin për transferimin e Mbappes
Te Real Madridi askush nuk shprehet me zë të lartë rreth objektivit për të nënshkruar me Kylian Mbappen.
Edhe pse e vërteta është se ambienti madrilen “zien” përbrenda dhe pret me padurim fundin e vitit.
Spanjollët shpresojnë që sulmuesi të rezistojë pa rinovuar kontratën deri me 31 dhjetor të këtij viti e më pas me 1 janar mund të nisë sulmin e plotë për t’i siguruar shërbimet e 25-vjeçarit.
Kontrata e Mbappes skadon në qershor të vitit 2024 dhe në këtë formë, prej 1 janarit, madrilenët lejohen t’i hapin negociatat me lojtarin në fjalë pa rrezikuar një ankesë të Paris Saint-Germain në organet e UEFA-s. Plani i Realit nga ana tjetër është i qartë: t’i prezantojë Mbappes ofertën dhe t’i vendosë sulmuesit një limit dyjavor.
Nëse Kampioni i Botës me Francën nuk e ndan mendjen brenda dy javësh, atëherë historia merr fund njëherë e përgjithmonë dhe Reali do ta kalonte fokusin te të tjerë futbollistë duke nisur me Erling Haaland.