Nuk e përmendi Thaçin në fjalimin vjetor, Musliu i reagon ashpër Osmanit

15 dhjetor 2023 | 12:38

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të premten ka mbajtur fjalimin e saj vjetor para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Në lidhje me përmbajtjen e fjalimit të presidentes Osmani, ka reaguar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Ajo ka kritikuar Osmanin për mospërmendjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Sipas Musliut, kjo “tregon injorancën dhe urrejtjen patetike të një gruaje të llastuar si Vjosa”.

“Vjosa Osmani edhe sot e dëshmoj që nuk mund të jetë më shumë se një Vjosë. Kur flitet për historinë e Kosovës e nuk përmendet emri i presidentit që shpalli Pavarësinë e Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, kjo tregon injorancën dhe urrejtjen patetike të një gruaje të llastuar si Vjosa. Prandaj unë sot nuk bojkotova adresimin e presidentit te shtetit tim, bojkotova fjalimin e një gruaje që nuk mund të shërohet nga urrejtja patetike ndaj një epoke të lavdishme të historisë”, ka shkruar Musliu në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Bashkimi Evropian ka dështuar të arrijë një pajtim për një…