Kurti uron Kamberin për mandatin e ri, kërkon unifikimin e spektrit politik shqiptar

19 dhjetor 2023 | 21:39

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Shaip Kamberin, i cili arriti të sigurojë edhe një mandati si deputet në Parlamentin e Serbisë. Gjatë takimit ka theksuar rëndësinë për unifikim të spektrit politik shqiptar në Luginë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Shaip Kamberin, i cili arriti të sigurojë edhe një mandati si deputet në Parlamentin e Serbisë.

Në njoftimin e zyrës së kryeministrit thuhet se Kurti ka pritur në takim liderët e koalicionit “Beteja Politike e Shqiptarëve Vazhdon”, koalicion që fitoi një mandat në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Gjatë takimit, kreu i ekzekutivit, ka theksuar rëndësinë për unifikim të spektrit politik shqiptar në Luginë.

“Kryeministri e uroi për mandatin e ri deputetin e rikonfirmuar, Shaip Kamberi. Me këtë rast u theksua rëndësia e unifikimit të spektrit politik shqiptar, për të garantuar përfaqësimin politik e zërin shqiptar në parlamentin atje. Ky bashkim që erdhi në prag të zgjedhjeve e me qëllim të përbashkët ka dëshmuar se pluralizmi partiak rreth unitetit kombëtar është vlerë e shqiptarëve”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Gjatë bisedës, kryeministri Kurti konfirmoi se mbështetja e Qeverisë së Republikës së Kosovës do të vazhdojë e do të fuqizohet në përkrahje të shqiptarëve si pakicë kombëtare në Serbi, që siç thotë ai përballet me diskriminim sistematik të institucioneve shtetërore.

“Gjatë ditës së sotme, deputetin Kamberi e mirëpriti në takim dhe zëvendëskryeministri Bislimi, i cili e uroi atë për rezultatin e arritur, duke theksuar nevojën për forcimin e pozitës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Njoftimi i plotë i Qeverisë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot liderët politikë të Luginës së Preshevës që fituan në zgjedhjet parlamentare në Serbi, të koalicionit “Beteja Politike e Shqiptarëve Vazhdon”.
Prezent ishte bartësi i listës dhe Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, Kryetari i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Shqiprim Musliu, Kryetari i Unionit Demokratik Shqiptar, Naser Aziri dhe nga Aleanca për Luginën, Ilir Sadriu.
Ai i përgëzoi për rezultatin në këto zgjedhje të jashtëzakonshme në betejën për pozitën e shqiptarëve të diskriminuar në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
Kryeministri e uroi për mandatin e ri deputetin e rikonfirmuar, Shaip Kamberi.
Me këtë rast u theksua rëndësia e unifikimit të spektrit politik shqiptar, për të garantuar përfaqësimin politik e zërin shqiptar në parlamentin atje. Ky bashkim që erdhi në prag të zgjedhjeve e me qëllim të përbashkët ka dëshmuar se pluralizmi partiak rreth unitetit kombëtar është vlerë e shqiptarëve.
Gjatë bisedës, kryeministri Kurti konfirmoi se mbështetja e Qeverisë së Republikës së Kosovës do të vazhdojë e do të fuqizohet në përkrahje të shqiptarëve si pakicë kombëtare në Serbi, që përballet me diskriminim sistematik të institucioneve shtetërore.
Gjatë ditës së sotme, deputetin Kamberi e mirëpriti në takim dhe zëvendëskryeministri Bislimi, i cili e uroi atë për rezultatin e arritur, duke theksuar nevojën për forcimin e pozitës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës.​

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Votues nga Kosova, të organizuar me autobusë, shkuan në qytetet…