Aliu: Nga sot shfrytëzohet hapësira ajrore shqiptare për fluturime
28 dhjetor 2023
| 01:23
Nga sot do të shfrytëzohet hapësira ajrore shqiptare, e cila do të shkurton kohën e fluturimeve për së paku 15 minuta.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Ambientit Planifikimit Hapësiror dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, përcjell “Epoka e re”.
Njoftimi i plotë i ministrit Aliu:
Sapo u hapen zyrtarisht koridoret ajrore me Republiken e Shqipërisë.
Fluturimet për në perëndim dhe anasjelltas shkurtohen për së paku 15 minuta.
Nga 1 janari bashkatdhetarët përveç që do të udhëtojnë pa viza, do të kursejnë edhe më shumë kohë.S/Z.