Asfaltohen dy rrugë në fshatin Ngucat të Malishevës

07 shtator 2018 | 11:34

Në fshatin Ngucat të Komunës së Malishevës është duke vazhduar asfaltimi i dy rrugëve të këtij fshati. Për këtë qëllim, asfaltimin e rrugëve e ka parë nga afër edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili është takuar edhe me banorët.

“Edhe fshatrat e thella, edhe lagjet në këto fshatra janë pjesë e vendbanimeve të Komunës së Malishevës, dhe ne si qeveri komunale, jemi duke u munduar që të ndërtojmë infrastrukturën, edhe në këto zona të thella, në mënyrë që të gjithë banorët të jetojnë në kushte të njëjta, pavarësisht largësisë që kanë nga qendra komunale”, ka thënë Begaj.

Asfaltimi i 1250 metrave rrugë në këtë pjesë është mundësuar nga buxheti Komunal i Malishevës, që ka kushtuar rreth 70 mijë euro, ndërsa këto rrugë e lidhin këtë pjesë të fshatit me rrugët kryesore dhe në masë të madhe ju lehtëson jetesën banorëve.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori Paul Pogba ka thënë se nuk është i sigurt…